Studentët e Gjuhës Angleze vizituan Kampin Bondsteel

6 Qershor 2016

Studentët e Fakultetit të  Gjuhës Angleze, të AAB-së në Ferizaj, kanë realizuar një  vizitë në Kampin  Bondsteel në Ferizaj,  në bashkëpunim me prorektorin për Çështje Mësimore, prof. dr. Shemsedin Vehapi, me qëllim që  të informohen rreth punës vullnetare ushtarake, të socializohen me kulturën e tyre dhe të shkëmbejnë përvoja me njëri- tjetrin.

“Sipas agjendës që kishin përgatitur ushtarët, kemi vizituar të gjitha  hapësirat  e  kampit. Ata u kujdesën që secili prej nesh të gjejë kënaqësi gjatë vizitës si shenjë falënderimi për pritjet që i kemi organizuar në AAB”, ka thënë tutorja dhe njëherit organizatorja e këtij aktiviteti Krenare Qerkini.

Ajo në emër të studentëve të Fakultetit të Gjuhë Angleze falënderoi ushtarët për të gjitha mundësitë dhe përkrahjen, ndërkaq tha se do të vazhdojë të kontribuojë edhe në aktivitete dhe projekte të tjera, të cilat janë në dobi të promovimit të mundësive që ofron institucioni ynë AAB.

Share: