Studentët e Infermierisë të Kolegjit AAB nesër nënshkruajnë kontratat e para të punës për punësim në Gjermani

Të nderuar studentë, të respektuar prindër, dhe ju të nderuar miq të Kolegjit AAB, 

kemi kënaqësinë e veçantë t’ ju informojmë se marrëveshja e arritur ditë më parë në mes të Fakultetit të Infermerisë të Kolegjit AAB dhe partnerëve gjermanë DKV Pflegedienste und Residenzen GmbH, respektivisht miCura Pflegedienste und Residenzen GmbH, po sjell rezultatet e para të saj.

Në një ceremoni solemne që do të mbahet të premten, më 12.10.2018 në orën 09:30, do të nënshkruhen kontratat e para të punës të studentëve të AAB-së me punëdhënësit gjermanë DKV Pflegedienste und Residenzen GmbH, respektivisht miCura Pflegedienste und Residenzen GmbH.

Përmes Programit të Karrierës dhe Punësimit, studentët që janë pranuar në raundin e parë në kompanitë gjermane paraprakisht kanë kaluar nëpër disa filtra, duke zhvilluar intervista dhe testime për njohjen e gjuhës gjermane, ndërsa të premten do të kontraktohen për të shërbyer në profesionin e tyre në sistemin shëndetësor gjerman.

Vlen të përmendet se studentët e përzgjedhur do të kenë mundësi të punojnë në
vende të ndryshme të Gjermanisë, si: Berlin, Düsseldorf, Hamburg, München dhe
Nürnberg.

Programi i Karrierës dhe Punësimit, do të vazhdojë edhe më tutje të rekrutojë studentë të interesuar për punësim në Gjermani, duke i mbështetur ata me trajnime shtesë, vizita studimore në institucionet shëndetësore në Gjermani si dhe ofrimin e kurseve intensive të gjuhës gjermane, të gjitha falas nga kompanitë.

Kolegji AAB së shpejti pritet të nënshkruajë edhe marrëveshje të tjera me institucone të rëndësishme shëndetësore edhe në vende të tjera të BE-së dhe të ShBA. Ndërkohë, së shpejti pritet të fillojnë punimet edhe për ndërtimin e Poliklinikës më të madhe shëndetësore në vend, që do t’i shërbejë studentëve për aftësimin dhe ngritjen e tyre profesionale.

INSTITUTI AAB
APLIKO