Studentët e kampusit në Gjakovë ndihmuan familjet në nevojë

28 Dhjetor 2016

Me rastin e festave të fundvitit, studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze dhe Fakultetit Juridik, të Kolegjit AAB, kampusi i Gjakovës, organizuan aktivitetin humanitar “Bëj dikë të lumtur”.

Në kuadër të këtij aktiviteti studentët mblodhën fonde dhe donacione si: pako ushqimore, veshmbathje, lodra, të cilat i shpërndanë te familjet në nevojë dhe me vështirësi ekonomike, përfshirë këtu edhe familjet e komunitetit RAE (rom, ashkali dhe egjiptian) në Komunën e Gjakovës.

Ky aktivitet ishte iniciativë e studenteve tutore si Marjana Nikolla dhe Medina Ahma, nën mbikëqyrjen e mësimdhënëses Zana Nura, ndërsa kësaj iniciative iu bashkëngjiten dhe kontribuuan edhe mësimdhënës dhe stafi administrativ.

Share: