Studentët e Klubit të Ekonomistëve të Rinj organizojnë shëtitje në Rugovë

22 Qershor 2022

Në përmbyllje të aktiviteteve të realizuara për vitin akademik 2021/2022, studentët e Klubit të Ekonomistëve të Rinj organizuan shëtitje në Rugovë. Qëllimi i këtij organizimi ishte përmbyllja me sukses aktivitetet e Klubit të Ekonomistëve të Rinj të organizuar në bashkëpunim me Dekanatin e Fakultetit Ekonomik, tha Andi Vehapi, kryetar i Klubit. Ai falënderoj të gjithë anëtarët e Klubit, profesorët e Fakultetit Ekonomik dhe menaxhmentin e Kolegjit AAB të cilët mbështetën realizimin e të gjitha aktiviteteve të organizuara nga Klubi.

Klubi i Ekonomistëve të Rinj për vitin akademik 2021/2022 gjithsej ka realizuar rreth 35 aktivitete studentore në kuadër të Fakultetit Ekonomik.

Share: