Studentët e Kolegjit AAB, dega në Ferizaj, realizuan vizitë studimore në Komunën e Ferizajt

18 Prill 2017

Studentët e Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB, dega në Ferizaj, realizuan një vizitë studimore në Komunën e Ferizajt, me qëllim që të shohin nga afër se si funksionon administrata në komuna.

Gjatë kësaj vizite studentët u pritën nga drejtori i Administratës, Faruk Hyseni, i cili i njoftoi ata për procedurat administrative, numrin e të punësuarve në administratë, kërkesat e qytetarëve dhe planifikimet për digjitalizimin e administratës, për vendosjen e dy kioskave me e- administrata, ku qytetarët do kenë mundësinë të marrin dokumente pa prezencën e shërbyesve civil.

Në fund të kësaj vizite koordinatorja Roberta Bajrami tha: “ Për studentë ka qenë një vizitë shumë e dobishme sepse ata krijuan ura bashkëpunimi për realizimin e projekteve studimore në bashkëpunim me përfaqësues të Komunës”.

Share: