Studentët e Kolegjit AAB pjesë e kursit të skijimit në Maqedoni të Veriut

28 Shkurt 2023
AAB College students part of the skiing course in North Macedonia

Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, kanë ndjekur kursin e skijimit në Qendrën e Skijimit në Kodrën e Diellit, në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Dhjetëra studentë shijuan qëndrimin bashkë me njëri tjetrin, ndërsa thanë se çdo student duhet të shfrytëzojë mundësitë që ofron Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB, për përgatitjen e mëtutjeshme të secilit prej tyre.

Profesori i lëndës së skijimit Zenel Metaj, me profesorët e tjerë Nazim Myrtaj, Besim Gashi dhe Shkëlzen Shala, u shprehën se këto trajnime kanë për qëllim njohjen e teknikave të skijimit, ndërsa studentët treguan performanca të shkëlqyera, duke e ditur që skijimi është sport i vështirë me specifikat e veta. Përkrahja e vazhdueshme e Kolegjit AAB në aktivitete të tilla praktike, ka bërë shpesh që rezultatet e studentëve nga ky fakultet të jenë shembullore në disiplina të ndryshme sportive.

Në fund u fol edhe për mundësinë e bashkëpunimit me Qendrën e Skijimit në Tetovë, për të realizuar aktivitete të shumta në të gjitha stinët e vitit.

Share: