Studentët e Kolegjit AAB pjesë e trajnimit një ditor me temën “Vetëdijësimi për çështje klimatike-Climate Fresk”

9 Dhjetor 2021

Ky trajnim i mbajtur me studentët e Kolegjit AAB është organizuar në vazhdën e aktiviteteve me amabsadën e Francës në Kosovë mbështetur në marrëveshjen e bashkëpunimit të nënshkruar mes dy palëve. 

Nën drejtimin e themeluesve të Climate Awareness Association (CAA), qëllimi i së cilës është të rrisë ndërgjegjësimin për çështjet e ndryshimeve klimatike, trajnuesit Marie dhe Ben si dhe 22 studentë të kolegjit tonë nga fakultete të ndryshme morën informacione dhe ofruan kreativitetin e tyre në përmbushjen e aktiviteteve të caktuara.

Studentët u shprehën të interesuar dhe ishin të kënaqur me gjithë aktivitetin e mbajtur duke vlerësuar rëndësinë e mbrojtjes së ambientit dhe situatës klimatike në mbarë botën.

Share: