Studentët e Kolegjit AAB solidarizohen më familjet në nevojë

Studentët e Kolegjit AAB, kampusi i Gjakovës, tashmë kanë krijuar traditën sa i përket aktiviteteve humanitare për të ndihmuar sadopak familjet në nevojë.

Këta studentë të vullnetit të mirë, së bashku, kanë arritur të mbledhin fonde të mjaftueshme për të blerë gjëra ushqimore për dy familjet në nevojë në komunën e Gjakovës.

Familjet u shprehën falënderues ndaj studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB të cilët organizuan këtë aktivitet. Studentët personalisht vizituan familjet dhe dërguan ushqimin, të hollat financiare si dhe përqafimet e panumërta drejtuar fëmijëve të këtyre familjeve në qytetin e Gjakovës.  

 

 

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO