Studentët e Kolegjit AAB, vizituan Komunën e Deçanit

10 Prill 2019

Studentët e Fakultetit të Arkitekturës të nivelit master si komunë studimi këtë vit kanë komunën e Deçanit. Me këtë rast në kuadër të lëndës Studio e Planifikimit-Konteksti Regjional, ata vizituan nga afër qytetin e Deçanit.

Studentët vizituan pjesën urbane dhe disa pjesë rurale të kësaj komune. Ndërsa, trashëgimia kulturore dhe ajo natyrore ishin ndër pikat kryesore.

Studentët patën rastin të vizitojnë edhe Manastirin e Deçanit, monument i trashëgimisë kulturore i ndërtuar në shekullin XIII-të. Ata thanë se kjo vizitë iu ka ndihmuar që të hyjnë në një proces më të thellë të punës si dhe analizës së profesionit që kanë vendosur ta ushtrojnë në të ardhmen.

Studentët patën rastin të shohin dhe të informohen më shumë rreth punës së deritanishme të kësaj komune nga ish këshilltari komunal, z. Blerim Bajraktaraj, i cili edhe mirëpriti studentët në këtë vizitë.

 

 

Share: