Në kuadër të lëndës “Programimi i lojërave kompjuterike”, studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike kanë krijuar lojëra kompjuterike, të cilat janë dizajnuar në 2D dhe janë programuar në JAVA.
Studentët Mimoza Bahtiri, Behar Deskaj dhe Eron Bylykbashi kanë krijuar lojën BrickBreaker.
Kjo lojë është 2D dhe është programuar me JAVA. Loja luhet përmes tastierës së kompjuterit. Sfida është që të mos lejohet që topi të bie në tokë, sepse humbet loja.
Përmes topit i cili lëviz lart-poshtë, duhet të tentohet që të thyhen sa më tepër blloqe me ç’ rast fitohen pikët e lojës.
Loja Garuesit, është krijuar nga studentët Zenel Bobi dhe Taulant Fondaj. Edhe kjo lojë është e programuar në JAVA.
Garuesit është një lojë që luhet në pistë garash dhe shoqërohet me audio (brohoritje publiku), ku dy shokë (personazhe) garojnë kundër njëri tjetrit.
Fitues shpallet ai që arrin i pari fundin e pistës (finishin). Personazhet përzgjidhen dhe komandohen përmes tastierës.
Pong është loja e krijuar në 2D, e programuar në JAVA nga studenti Leurit Rama.
Loja Simulon një lojë të tenisit klasik, ku luajnë dy lojtarë kundër njëri tjetrit. Loja hapet përmes konzolës dhe pikët fitohen kur topi prek fundin e fushës së kundërshtarit. Loja luhet përmes tasteve të shigjetave për lëvizje në tastierë. Fitues shpallet lojtari që arrin i pari 10 pikë.
Ndërsa studenti Artan Mehmeti, ka krijuar lojën Tic-Tac-Toe, e cila është një lojë 2D për dy persona e programuar në JAVA. Luhet në një matricë 3×3 katrorë.
Lojtari i cili arrin të lidhë në mënyrë horizontale, vertikale apo diagonale të matricës tre shenjat e tij (“O” ose “X”) i pari, njihet si fituesi i lojës.