Studentët e Komunikimit Masiv në AAB, pjesëmarrës në Festivalin “International Peace&Film Festival” në SHBA

21 Shtator 2015

Artan Avdiu dhe Shqipërim Selimi, studentë të Fakultetit të Komunikimin Masiv, drejtimi Produksion, në AAB, kanë realizuar filmin “Mungesa”, ku pas aplikimit filmi menjëherë është nominuar në kategorinë “Student Short Film” dhe “Ambasador of Peace”, në festivalin “Internacional Peace& Film Festival”, në Orlando të Floridas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Artan Avdiu dhe Shqipërim Selimi, kanë thënë se në fillim filmin e kemi realizuar vetëm për një projekt në kuadër të lëndës“ Montazh”në fakultetin ku jemi duke studiuar, por pas kritikave të mira që i kemi marrë nga mësimdhënësit e lëndës si Zijad Mehiç dhe Albin Xharra, kemi vendosur që ta dërgojmë në festivalin ndërkombëtar “International Peace& Film Festival”.

“Njohuritë e fituara nga lënda e montazhit dhe përgjithësisht nga lëndët e vitit të parë, na kanë ndihmuar për realizmin e filmit “Mungesa” ,dhe disa projekte të tjerat që i kemi në realizim e sipër”, ka thënë Artani.

Filmi “Mungesa” është film i metrazhit të shkurtër. Filmi trajton mungesën dhe rëndësinë e ujit në jetën e njeriut.

Regjia, skenari dhe montazhi i filmit është realizuar nga Artan Avdiu dhe Shqipërim Selimi, drejtor fotografie Adil Beqa, aktorët, Festim Sokoli dhe Edion Hoxha.

Festivali “International Peace& Film Festival” do të mbahet nga datat 12-  15 nëntor 2015, ndërsa shpërblimet që ndahen në këtë festival ndahen në disa kategori, si:“Ambasador of Peace”, “Avant Garde”, “Enlightment Award”, “Essence Award”, “Rising Star Academy”, “Standard Award” dhe “Judge Choice Award”.

Share: