Studentët e Muzikologjisë vizituan Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë

19 Mars 2019

Studentët e drejtimit të Muzikologjisë të Kolegjit AAB morën pjesë në premierën e operas “La Boheme” të kompozitorit të njohur Giakomo Puccini, të mbajtur në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.

Pjesëmarrja në këtë shfaqje operistike, ishte rast i mirë edhe për të vizituar Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, çfarë i mungon vendit tonë.

Studentët, të shoqëruar nga prof. Kushtrim Jakupi e vlerësuan lart këtë mundësi, sepse sipas tyre të qenit pjesë e një shfaqjeje dhe inskenimi të tillë është tejet inspiruese për ta dhe për rrugëtimin e tyre profesional.

Orkestra e TKOB u dirigjua në katër netët e shfaqjes së operas “La Boheme” nga dirigjenti italian me famë ndërkombëtare Lorenzo Tazzieri.

 

Share: