Studentët e Sportit po ndjekin kursin e skijimit në Qendrën e Skijimit në Mavrovë

22 Shkurt 2020

Studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, sikur edhe të gjitha gjeneratat e mëhershme edhe sivjet po ndjekin kursin e skijimit në Qendrën e Skijimit në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut. Dhjetëra studentë pjesëmarrës në këtë kurs po e shijojnë qëndrimin bashkë me kolegë, ndërsa u shprehën se çdo student duhet t’ i shfrytëzojë mundësitë që Kolegji AAB, në veçanti Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit, ofron për përgatitjen e mëtutjeshme të tyre.

Profesori i lëndës së skijimit Zenel Metaj, por edhe mësimdhënësit e tjerë pjesëmarrës në këtë udhëtim, si Shkelzen Shala, Arben Maliqi, Blerim Sylejmani dhe Besim Gashi, thanë se këto trajnime kanë për qëllim njohjen e teknikave të skijimit, sepse skijimi si sport është shumë i rëndësishëm për studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike. Studentët janë njohur në mënyrë profesionale me teknikat e skijimit, duke treguar performanca të shkëlqyera në këtë sport, duke e ditur që skijimi është një sport i vështirë dhe si çdo sport tjetër ka specifikat e veta, thanë ata.

Kujtojmë se mbështetja e vazhdueshme e Kolegjit AAB për aktivitete të këtilla praktike për studentët e sporteve, ka dhënë jo rrallë edhe rezultate kulminante të studentëve në disiplina të ndryshme sportive.

Share: