Studentët e Stomatologjisë vizituan nxënësit e The British School of Kosova

26 Dhjetor 2019

Krahas angazhimit në auditorë të ligjëratave dhe punës praktike që bëhet në vazhdimësi dhe paralelisht me pjesën teorike, studentët e vitit të tretë të Stomatologjisë, në bashkëpunim me mësimdhënësen Rrezarta Berisha, u angazhuan edhe në rolin e stomatologut në vizitën e realizuar në The British School of Kosova.

Gjatë kësaj vizite, studentët tanë patën rastin të bashkëbisedojnë me fëmijët e klasëve të ulta dhe t’ i këshillojnë ata për mirëmbajtjen e dhëmbëve.

Ata u thanë fëmijëve se duhet t’i pastrojnë dhëmbët pas çdo ushqimi dhe i mësuan ata për mënyrën e drejtë dhe të rregullt të pastrimit të dhëmbit. Po ashtu bashkëbiseduan për ushqimet e shëndetshme e të dëmshme për dhëmbët  dhe për raportet miqësore e të besueshme që duhet krijuar fëmijët me dentistin.

Share: