Studentët nga Fakulteti Ekonomik në Kolegjin AAB me punë praktike në ‘’Raiffeisen Bank’’

15 Shtator 2022

Dy studentët e Fakultetit Ekonomik nga Kolegji AAB, Gent Sejdija dhe Aulona Morina, tanimë kanë filluar praktikën në “Raiffeisen Bank” falë Panairit për Punë dhe Karrierë të organizuar nga Kolegji AAB. Të dy studentët dolën me rezultate tejet të suksesshme gjatë testimeve dhe intervistave që u zhvilluan, kështu duke treguar aftësitë dhe njohuritë që kanë fituar gjatë studimeve në Fakultetin Ekonomik në Kolegjin AAB.

Kjo praktikë do iu mundësoj Gentit dhe Aulonës të thellojnë njohuritë e tyre, ta shohin se si funksionojnë institucionet financiare, dhe në bagazhin e tyre të kenë një përvojë që do i ndihmonte të kualifikohen në të ardhmen më lehtësisht. Praktika nga Kolegji AAB që iu ofrohet studentëve është një hap tjetër i zhvillimit profesional të tyre, duke bërë që ata të dinë për sfidat e të ballafaqohen me to, duke treguar kapacitetet e tyre në fushën që kanë studiuar.

Share: