Studentët ngjiten në majën e Lubotenit në shënim të Ditës Olimpike Ndërkombëtare

24 Qershor 2020
Studentët ngjiten në majën e Lubotenit në shënim të Ditës Olimpike Ndërkombëtare

Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB ka shënuar 23 qershorin Ditën Olimpike Ndërkombëtare, me ngjitje në majën e Lubotenit në një lartësi mbidetare prej 2,498 metrash. Një ekspeditë e përbërë nga profesorë dhe studentë të këtij fakulteti, realizuan këtë ngjitje e cila tashmë është bërë tradicionale çdo vit.
Në muajin korrik studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit do të përshkojnë majën më të lartë në Alpet Shqiptare, Majën e Gjeravicës me lartësi mbidetare 2,656 metra.

Share: