Studenti i AAB-së, Besart Pireva fitoi medaljen e artë në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”

25 Nëntor 2020

Studenti i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB, Besart Pireva, ka triumfuar në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”, që u mbajt në Prishtinë.

Pireva, ka fituar medaljen e artë në një konkurrencë boksierësh profesionistë nga Bullgaria, Sllovakia, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova. Studenti i AAB-së, Besart Pireva përveç kësa u shpall edhe boksieri më i mirë vendor.

Turneu Ndërkombëtar i Boksit “Adem Jashari”, organizuar nga Federata e Boksit të Kosovës, këtë vit u mbajt për të 22-tën herë, duke përmbushur kështu aktivitetet ndërkombëtare sipas kalendarit të garave të FboxK dhe kalendarit nga Federata Evropiane EUBC dhe Federata Botërore AIBA.

Share: