Studenti i AAB-së, Tirron Mamusha, radhitet i pari nga garuesit evropianë në “Tirana Half Marathon”

Tirron Mamusha, student i Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB nuk di të ndalet. Ai së fundmi mori pjesë në garën ndërkombëtare “Tirana Half Marathon” duke u renditur i katërti në mesin e 2500 garuesve të tjerë. Në një kohë prej 1:19:37 orë, Tirroni arriti ta kalojë shtegun prej 21,1km.

Kjo garë doli të jetë edhe më e suksesshme për Tirronin edhe për një arsye tjetër, pasi ai doli i pari nga garuesit evropian.

 “Jam shumë i lumtur që isha pjesë e edicionit të katërt të kësaj gare ndërkombëtare. “Tirana Half Marathon” ishte garë e fortë pasi kisha rivalë atletët nga Kenia, por arrita të jem i katërti në mesin e 2500 pjesëmarrësve si dhe i pari nga garuesit evropianë”, tha Tirroni.

Kujtojmë se muaj më parë Tirron Mamusha doli fitues i vendit të parë në gjysmëmaratonën Prishtina 2019.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO