Studenti i Kolegjit AAB Arjan Beka punësohet në kompaninë “Zonda Creative Studio”

14 Mars 2024
AAB College student Arjan Beka is employed at the company "Zonda Creative Studio"

Studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB Arjan Beka është punësuar si “Senior Unity Game Developer” në kompaninë “Zonda Creative Studio” pas një kontributi të gjatë dhe përgatitje profesionale që ka treguar.

Arjani ishte pjesë e projekteve të shumta të njohura nga liderët e industrisë së lojërave duke dhënë maksimumin siç janë: Ketchapp (Ubisoft), Voodoo, Tap Nation, Supersonic, Crazy Labs dhe Homa Games.

Përgatitja dhe angazhimi i Arjanit shfaqin njëherazi edhe përkushtimin nga stafi i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, si dhe Kolegjit AAB në përgjithësi për të ofruar përmbajtjen e duhur me standardet më të larta cilësore në mësimdhënie.

Kolegji AAB krenohet me arritjet e njëpasnjëshme të studentëve të cilat përkojnë me zhvillimet bashkëkohore dhe aftësitë e tyre për të qenë në hap me kërkesat e tregut të punës.

Share: