Studenti i Kolegjit AAB, Armend Xhoni, botoi librin e tij të parë “Arti i Muzave” nga fusha e muzikologjisë

28 Dhjetor 2018

Armend Xhoni, student i diplomuar në Kolegjin AAB, në drejtimin e Muzikologjisë, tashmë është autor i librit “Arti i Muzave”.

Libri i tij i parë, ndahet në katër kapituj: atë të shkrimit historik, pedagogjik, filozofiko-shoqërorë dhe analizë.

Me rastin e promovimit të librit në ambientet e Kolegjit AAB, recenzentët e librit, Kushtrim Jakupi dhe Adhurim Rasimi thanë se ky libër do t’ i ndihmojë shumë studentët sepse ka përmbledhje të shumta të literaturave të ndryshme botërore, prej tyre libra, punime shkencore, shkrime të nxjerrura nga mediat online, ligjërata të ndryshme, etj…

Ndërsa, autori Armend Xhoni, theksoi se arsyeja e ardhjes së këtij libri dhe e kësaj forme është mungesa e literaturës muzikore në gjuhën shqipe.

Share: