Studenti i Kolegjit AAB punësohet si Mobile Developer në kompaninë amerikane “The Social Plus”

27 Prill 2023
AAB College student is employed as a Mobile Developer in the American company "The Social Plus"

Angazhimi dhe përkushtimi që studentët e Kolegjit AAB kanë iu vetëshpërblehet atyre me punësim në fushën që kanë zgjedhur, e disa nga ta kontributin e tyre ofrojnë edhe për kompanitë jashtë vendit. Studenti i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Ermir Shabani është një tjetër student i suksesshëm që ka filluar karrierën, duke u punësuar në kompaninë amerikane “The Social Plus”, si Mobile Developer.

Ermiri njoftoi se tani është duke krijuar një aplikacion të ri rreth menaxhimit të reviews për biznese të ndryshme, që bashkon platformat si Facebook, Google, Bookin, Glassdoor etj, në një platformë të vetme. Ai shtoi se avancimi në karrierë që ka bërë ndërlidhet në mënyrë të patjetërsueshme me studimet në Kolegjin AAB, duke falënderuar stafin akademik dhe ndihmën që kanë ofruar ata.

“Metodat me të cilat punohet brenda Kolegjit AAB ka ndikim të madh se si zhvillohet profesionalisht një student, e këto metoda janë ndër më të mira dhe me teknologjitë më të reja në treg. Do u sugjeroja të gjithëve që kanë synim të jenë pjesë e Kolegjit AAB, të bashkohen në këtë institucion pa hezituar”, ishte mesazhi i Ermirit.

Share: