Studenti i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, Muhamet Ramadani, që javën e kaluar u zgjodh fitues i medaljes së artë në garën e Kupës Evropiane, është takuar me rektorin e Kolegjit AAB, Lulzim Tafa.
Muhameti, doli triumfues në garën e Kupës Evropiane të Hedhjeve të kategorisë U23, e cila u mbajt në Leiria të Portugalisë. Rektori Tafa, uroi Muhametin për rezultatet e arritura dhe përfaqësimin dinjitoz që po i bën Kosovës, duke i premtuar përkrahje të vazhdueshme nga Kolegji AAB.
Gjithashtu u bisedua edhe rreth bashkëpunimit me Fakultetin e Kineziologjisë në Zagreb, që në një të ardhme të afërt të vizitohet laboratori i sportit me qëllim të përmirësimit të rezultateve.