Studenti Sherif Sheremetaj, krijues i Platformës online “Shpallje Pune”

Studentët e Kolegjit AAB njihen për sukseset e tyre gjatë dhe pas studimeve. Së fundi kësaj liste i është bashkuar Sherif Sheremetaj, një ndër studentët më të mirë të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB. Duke marrë parasysh nivelin e punësimit në Kosovë dhe numrin e madh të punëkërkuesve kryesisht të rinjë, Sherifi përmes kësaj platforme mundëson takim më të lehtë me ofruesit për punë.

këtë platformë online punëkërkuesi mund të paraqes profilin e tij duke përfshirë edukimin, trajnimet, përvojën e punës etj., ndërsa kompanitë punëdhënëse kursejnë kohën për kërkim të kandidatëve potencialë në pozita të ndryshme pune. Teknologjitë dhe teknikat e përdorura nga Sherifi për krijimin e platformës janë: PHP 7, MySQL, SHA 384, Javascript & JQuery, AJAX, CSS 3 dhe HTML5. 

Kolegji AAB është gjithmonë në mbështetje dhe promovim të punës së studentëve.

 
 
INSTITUTI AAB
APLIKO