Studentja e AAB-së, Drenusha Gashi punësohet si edukatore në kopshtin “Dua”

17 Prill 2019

Studentja e vitit të katërt në Fakultetin e Shkencave Sociale në Kolegjin AAB, Drenusha Gashi si shumë studentë të tjerë ka shfrytëzuar marrëveshjet e bashkëpunimit që Kolegji AAB ka me institucionin vendore e ndërkombëtare. 

Ajo pas suksesit të treguar gjatë praktikës profesionale të mbajtur në institucionin parashkollor “Dua”, është punësuar si punëtore e rregullt dhe mbanë pozitën e edukatores pranë këtij institucioni. 

Drenusha tregon se studimet dhe përvojat në Kolegjin AAB e kanë ndihmuar që ajo lehtë të inkuadrohet në tregun e punës: “Studimet në Kolegjin AAB kanë qenë tejet të vlefshme për mua, pasi më kanë hapur rrugën drejt karrierës sime profesionale, ende pa i përfunduar studimet. AAB ofron studime cilësore për të gjithë ata që duan të kenë suksese në punë “, thotë ajo. 

Drenusha falënderon dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale, prof.dr. Hysen Kasumi dhe profesoreshën Alberita Bytyqi për përkushtimin e vazhdueshëm që treguan jo vetëm ndaj saj por për të gjithë studentët e Shkencave Sociale.

Share: