Studentja e Kolegjit AAB, Bleorina Uka punësohet si zyrtare në PriBank

15 Mars 2023
AAB College student, Bleorina Uka, is employed as an official at PriBank

Bleorina Uka, studente e vitit të tretë në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB, është punësuar si Zyrtare për Administrim të Kredive në PriBank. Potenciali i Bleorinës gjatë studimeve tanimë është gërshetuar edhe me punësim në institucionin financiar PriBank, duke iu bashkangjitur ekipit për Administrimin e Kredive. Së pari Bleorina ishte pjesë e Departamentit të Operacioneve në PriBank, për të kaluar më pas në pozitën që mban tani.

Bleorina, bashkë me shumë studentë tjerë të Kolegjit AAB, janë dëshmi të përditshme të rrugëtimit të suksesshëm që fillon nga studimet cilësore deri në avancimin profesional.

Share: