Studentja e Kolegjit AAB, Edita Loshaj është duke kryer punë praktike në USAID – Up to Youth

21 Janar 2022

Edita Loshaj, studente në Fakultetin e Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB është duke kryer punë praktike në USAID. Përgjatë viteve të studimit, ka marrë pjesë në aktivitete dhe trajnime të cilat kanë pasur për synim zhvillimin e saj profesional dhe atë individual në fusha të ndryshme si: prioritetizimi dhe dizajnimi i inciativave, komunikimi, marketingu etj.

Gjuha angleze, shprehet ajo, është çelësi që hap shumë dyer punësimi. Prandaj, Edita Loshaj i’a atribuon AAB-së suksesin e saj për eksperiencën në USAID – Up to Youth, pasi sipas saj i ka ndihmuar të zhvillohet dhe ndërgjegjësohet në aftësimin e saj akademik dhe profesional.

“AAB më ka dhënë mundësi shumë të mira zgjedhjesh për rrugëtimin tim të mëtutjeshëm në karrierë”, potencoi ajo.

Kolegji AAB, mbetet vend i mundësive dhe orientimit tuaj profesional për karrierë të suksesshme.

Share: