Studentja e Kolegjit AAB hap institucionin e saj parashkollor

29 Qershor 2023
AAB College student opens her own preschool

Përveç punësimit në institucionet më prestigjioze brenda dhe jashtë vendit studentët e Kolegjit AAB me aftësitë që zotërojnë janë të gatshëm të hapin edhe institucionet e tyre për të ushtruar veprimtarinë në fusha të ndryshme. Vlora Bylykbashi Sllovinja studente e diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale në programin Përkujdesje dhe mirëqenia e fëmijëve në Kolegjin AAB, ka shënuar një nga sukseset më të mëdha për karrierën e saj duke hapur institucionin parashkollor “Kopshti Lana”, për grupmoshat e fëmijëve 0-6 vjet.

Ajo tha se përgatitja dhe studimet në Kolegjin AAB ishin hapat e parë dhe definitiv për të përmbushur synimin që ajo kishte, një kopsht që do ofronte kujdesin cilësor në edukimin e hershëm të fëmijëve.

Share: