Studentja e Kolegjit AAB ndan storien e saj në Alumni Talk, tani Zyrtare e Komunikimit në Odën Ekonomike Amerikane

22 Mars 2023
AAB College student shares her story on Alumni Talk, now Communications Officer at the American Chamber of Commerce

Një tjetër studente e suksesshme ka ardhur në Alumni Talk të organizuar nga Qendra për Karrierë e Kolegjit AAB, për të ndarë storien e saj tashmë në rolin e Zyrtares të Komunikimit në Odën Ekonomike Amerikane. Marigona Zejnullahu, e cila përfundoi studimet në Fakultetin e Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, shpalosi në detaje përvojat profesionale në tregun e punës pas diplomimit. Ajo vendosi theksin në shfrytëzimin e mundësive që ofron Kolegji AAB për studentët.

Tutje ajo shtoi se pozitën që mban tani në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, për të cilën tha se është një ndër organizatat më të fuqishme dhe aktive në vend, që shërben për përmirësimin e fushës të të bërit biznes.

Marigona, përmendi edhe rëndësinë e rrjetëzimit si mundësi për zhvillim të mëtutjeshëm profesional, ndërsa pati pyetje nga studentët rreth përvojave të saj, sfidat dhe sukseset e deritanishme.

Share: