Studentja e Kolegjit AAB përfundon studimet në Norvegji në kuadër të Erasmus+

17 Mars 2023
AAB College student completes her studies in Norway within Erasmus+

Si shumë studentë të tjerë, Lorika Nushi studente e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, ka përfunduar me sukses studimet në Norvegji, në kuadër të programit Erasmus+. Lorika ishte njëra nga përfitueset në këtë program që bën shkëmbimin studentor, ndërsa u bë pjesë e studimeve në kolegjin “NLA” të Norvegjisë, ku njohu nga afër sistemin arsimor atje bashkë me mënyrën e jetesës të bashkëmoshatarëve të saj.

Ajo inkurajoi të gjithë studentët e Kolegjit AAB të jenë pjesë e programeve të tilla, pasi duke qenë në kontakt me kultura të ndryshme do mësojnë më shumë gjëra të reja dhe do i përjetojnë ato.

Sipas saj, Kolegjin AAB e bën të veçantë mundësia për të studiuar jashtë vendit, por edhe raportet e shëndosha me stafin akademik të cilët angazhohen në maksimum të ndihmojnë studentët e tyre.

Share: