Studentja e Kolegjit AAB pranohet për studime master në Geneva School of Diplomacy and International Relations

19 Maj 2023
The AAB College student is accepted for master's studies at the Geneva School of Diplomacy and International Relations

Festina Kurteshi tashmë ka mbaruar studimet në Fakultetin e Administratës Publike në Kolegjin AAB dhe është përzgjedhur për të vazhduar studimet master në Geneva School of Diplomacy and International Relations, duke arritur një nga synimet e saj falë angazhimit dhe rezultateve që tregoi edhe gjatë studimeve bachelor. Festina do studioj në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ndërsa tha se beson që kjo do jetë një përvojë e veçantë dhe mundësi për ngritjen e saj intelektuale dhe akademike. Ajo shtoi se vendimi për të vazhduar studimet në Fakultetin e Administratës Publike të Kolegjit AAB ishte i duhur, pasi i ndihmuan jashtëzakonisht të ketë sukses në aplikimin e saj.

“Për studentët e ardhshëm ju them se vendimi i tyre për t’u bërë pjesë e Kolegjit AAB do të jetë vendimi më i mirë, sepse këtu do të gjejnë përkushtim dhe angazhim maksimal të stafit akademik e administrativ për të krijuar lider të së ardhmes’’, ishte mesazhi i Festinës.

Share: