Studentja e Kolegjit AAB punësohet si mësuese në shkollë fillore

18 Janar 2024

Kleudina Fejza, studente e Fakultetit të Shkencave Sociale, ka arritur ta realizoj një nga ëndrrat e saj, ashtu siç e cilëson ajo, të bëhet mësuese në shkollën fillore “Ali Kelmendi” në Vushtrri.

Ajo tha se profesioni i mësueses për të do të thotë një rrugë plot sakrifica të cilat bëhen për të mirën e gjeneratave të reja, që rrjedhimisht nënkupton të ardhmen e vendit.

Si pikë kryesore në zhvillimin e shkathtësive, aftësive dhe pasionit për këtë profesion Kleudina i renditi studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale.

“Dëshirat profesionale të secilit student janë të realizueshme varësisht nga institucioni që zgjedh për të studiuar, andaj në Kolegjin AAB dëshirat tuaja vihen në rend të parë”, tha ndër të tjera Kleudina ndërsa tregoi se si mësuese e ciklit fillor po vazhdon punën me plot vullnet dhe energji.

Share: