Studentja e Kolegjit AAB punësohet si teknike e radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës

29 Shtator 2023
The AAB College student is employed as a radiology technician at the Mitrovica General Hospital

Fakulteti i Radiologjisë në Kolegjin AAB si parim kryesor vazhdon të mbaj krijimin e ekspertëve në këtë fushë, me studentët që përgatiten profesionalisht për tregun e punës.

Erza Kadriu studente e Fakultetit të Radiologjisë është punësuar si teknike e radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë, sukses ky që dëshmon përgatitjet dhe aftësitë e kuadrove gjatë studimeve dhe pas tyre.

Ajo tha se e bën të lumtur fakti që është punësuar në profesionin që ka zgjedhur sepse në këtë mënyrë është vlerësuar angazhimi i saj maksimal.

 Tutje Erza shtoi se si studente ka fituar njohuri të shumta teorike dhe praktike në Fakultetin e Radiologjisë, andaj të gjithë këta faktorë luajtën rolin e tyre në punësimin dhe avancimin e saj të mëtutjeshëm.

Share: