Studentja e Kolegjit AAB zë pozitën e Full-Stack Developer në kompaninë prestigjioze zvicerane

15 Shtator 2023
AAB College student holds the position of Full-Stack Developer in the prestigious Swiss company

Si vërtetues i studimeve cilësore dhe suksesit që pason janë hapësirat që krijohen në tregun e punës për studentët e zellshëm, të përkushtuar dhe të aftë. Prandaj secili nga ta korr sukseset e shumta duke zënë pozita kyçe në vende të ndryshme në fushën që kanë përzgjedhur.

Bleona Sejdiu e cila përfundoi studimet bachelor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ka vazhduar edhe studimet master në po të njëjtin fakultet programi Inxhineri Softuerike. Ajo filloi rrugëtimin e e saj të suksesshëm përmes të cilit shënoi të arriturat jetësore brenda pak kohësh, falë përgatitjes që zotëroi në fushën ku diplomoi.

Në një kompani prestigjioze zvicerane Bleona filloi praktikën si Front- End Developer, e cila i garantoi punësimin pas angazhimit që shfaqi për t’u ngritur më pas në pozitë si Full-Stack Developer.

Pas katër vitesh përvojë pune si zhvilluese e softuerit Bleona tha se Kolegji AAB përkatësisht Fakulteti i Shkencave Kompjuterike ishte pikënisja dhe hapi më i rëndësishëm që bëri për t’u rritur profesionalisht.

Share: