Studentja Elsa Selmanaj fiton bursën nga Erasmus+ për shkëmbim studentor në Gjermani

7 Korrik 2023
Student Elsa Selmanaj wins the scholarship from Erasmus+ for student exchange in Germany

Të pasurosh eksperiencat akademike është një nga synimet e secilit student ndërsa ndihma që ofrohet nga Kolegji AAB krijon atmosferën që kjo gjë të arrihet, duke përgatitur gjenerata të cilët fitojnë bursa studimore në universitetet më prestigjioze në botë. Elsa Selmanaj studente e vitit të dytë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike programi Inxhinieri Softuerike, ka ndarë përvojën e saj si fituese e bursës në Universitetin Fachhochschule Schmalkaden – Gjermani që ndahet nga Erasmus+. Ajo tha se aplikimi në këtë universitet ishte një nga mundësitë e rralla që vinë dhe padyshim që duhej të shfrytëzohej.

“Mobiliteti studentor më ndihmoi jashtë mase të krijoj një përvojë ndryshe duke më ofruar mundësi të njihem me jetën studentore në Gjermani, të shoqërohem me njerëz të rinj për t’u njoftuar me kultura të ndryshme nga vendet e shumta të botës”, u shpreh Elsa.

Tutje Elsa dedikoi një hapësirë të veçantë për rëndësinë që patën studimet në Kolegjin AAB, të cilat i vlerësoi për profesionalizëm, ndihmë akademike e administrative por edhe kushtet që e bëjnë të lehtë dhe atraktiv ambientin mësimor.

Si mesazh për studentët ajo tha se mundësi të tilla nuk duhen humbur, andaj secili nga ta duke ndjekur hapat adekuat mund të kenë një përvojë të tillë në bagazhin e tyre.

Share: