Studentja Krenare Çerkini, kryetare e USK qëndroi për vizite zyrtare në Salzburg të Austrisë

6 Maj 2019

Çerkini së bashku me delegacionin nga Kosova, qëndruan për vizitë zyrtare në Sazlburg të Austrisë në saje të bashkëpunimit ndërkombëtar të radhës të Unionit të Studentëve të Kosovës me Unionin Studentor të Austrisë (Österreichischen HochschülerInnenschaft). 

Vizita zyrtare pati për qëllim konkretizimin e hapave bashkëpunues mes studentëve të Austrisë dhe Kosovës në fushat e programeve shkëmbimore të studentëve dhe bashkorganizimin e konferencave ndërkombëtare. 

Ne takimet e mbajtura u diskutuan projektet e ardhshme në mes USK dhe OH, si dhe vizita e delegacionit të studentëve austriakë në Kosovë, nikoqir të të cilëve do të jenë USK dhe Kolegji AAB.

 

 

Share: