Pas lajmeve se diplomat e Kolegjit AAB janë njohur në Francë, Gjermani, Austri e gjetiu, mëngjesi i sotëm ka sjellur edhe një lajm të mirë për të gjithë ata që janë pjesë e AAB-së.
I diplomuar në Fakultetin Juridik – Kriminalistikë në Kolegjin AAB, Ibrahim Thaçit tashmë i janë hapur rrugët që profesionin për të cilin ka studiuar ta ushtrojë edhe në shtetin ku jeton, në Norvegji.
Si student i Kolegjit AAB, Ibrahimi ka vijuar studimet nga viti akademik 2012/13, ndërsa pas diplomit, ai ka kërkuar njohjen e diplomës së tij në shtetin norvegjez. Siç na ka shkruar Ibrahimi, procedura e njohjes së diplomës nuk ishte e komplikuar.
Ai ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin në gjuhën angleze në Agjencinë Norvegjeze për Sigurimin e Cilësisë, NOKUT, nga ku pas një muaji ka pranuar vendimin për njohjen e diplomës.
Kjo tregon se të gjitha programet e Kolegjit AAB, të cilat janë të akredituara nga Agjencia e Kosovës per Akreditim, e që është anëtare e ENQA-s, njihen në të gjitha vendet anëtare të saj.
Ndryshe, Ibrahim Thaçi, i cili shprehet se është i lumtur që ka qenë student i Kolegjit AAB, tani po ndjek kurset intensive për mësimin e gjuhës norvegjeze, ka thënë se së shpejti pret që të inkuadrohet në profesionin e tij.
Duke qenë krenarë për të arriturat e studentëve tanë, Kolegji AAB i uron atij shëndet dhe suksese në profesionin që do të ushtrojë!