Erdin Kacamaku

Gjuhë Angleze - Psikologji

Edhe tre studentë të AAB-së përfitojnë bursa për shkëmbim akademik në universitetet e Turqisë

Erdin Kacamaku, student i Fakultetit të Kulturës Fizike; Trinda Ferizi, studente e Fakultetit të Psikologjisë dhe Valentina Lenjani, studente e Fakultetit të Gjuhës Angleze, në Kolegjin AAB janë tre studentët e vetëm nga Kosova që kanë përfituar nga programi i shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik Mevlana, bursa të plota studimi për një deri dy semestra në Turqi.

Studentët e Kolegjit AAB që janë pjesë e programit për shkëmbim akademik Mevlana, do të ndjekin studimet semestrale në Universitetin Sakarya në Turqi.

Mevlana Exchange Program është program që ka për qëllim shkëmbimin e studnetëve dhe stafit akademik në mes institucioneve turke dhe institucioneve të vendeve të tjera.

Share: