Edita Thaqi

Gjuhë Angleze

Edita Thaqi, pas përfundimit të studimeve në Kolegjin AAB, është punësuar në “British School of Kosova”

Si një studente e dalluar e Fakultetit të Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, Edita Thaqi, menjëherë pas diplomimit ka arritur të fillojë karrierën e saj profesionale. Edita tashmë është pjesë e stafit mësimdhënës në “British School of Kosova”.

Ajo për Kolegjin AAB tha se është institucion ku profesorët të motivojnë, të përkrahin dhe gjithmonë janë aty për të dhënë maksimumin tyre. “Ata na kanë përgatitur se si ta adhurojmë profesionin, na kanë pajisur me njohuri të mirëfillta të cilat e plotësojnë dhe e formojnë një student të mirë”, tha Edita.

Edita Thaqi shtoi se njohuritë dhe dijen e fituar në Kolegjin AAB, ajo do të mundohet që t’ i aplikojë me nxënësit e shkollës “British School of Kosova”.

“Përvoja ime me nxënës të shkollës së mesme, është një eksperiencë fantastike, ndjenjë e papërshkruar për mua. Në çdo moment mundohem ta jap maksimumin tim në punën që më është besuar, duke e pasur qëllim të vetëm zhvillimin intelektual dhe arsimimin e nxënësve të mi”, tha ajo.

 “Puna e palodhshme dhe profesionale e stafit akademik të AAB-së dhe metodologjia moderne e mësimdhënies gjatë tri viteve, kanë ndikuar mjaft pozitivisht për të na formuar ne si breza të rinj në profesionin tonë të ardhshëm si gjuhëtar, pse jo edhe si mësimdhënës, duke na përgatitur mjaft mirë edhe për tregun e gjerë të punës në Kosovë. Këtë e kemi arritur të gjithë së bashku, pra është kontribut i të gjithëve, por më së shumti i profesorëve tanë të shkëlqyer”, u shpreh Edita.

Share: