Shumica e të diplomuarve të AAB-së, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në degët e tjera si në Ferizaj ashtu edhe në Gjakovë, në tregun e punës janë gjetur lehtë dhe në pozita të mira menaxhuese. Njëri nga ata është edhe Blerim Tahiraj, i cili sot punon për kompaninë prestigjioze “Expik” dhe mban pozitën udhëheqës i departamentit të softuerit.
Blerimi, studimet bachelor i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë në AAB, dega në Gjakovë, dhe ka vazhduar menjëherë studimet master në po të njëjtin drejtim.
Për revistën“AAB Alumni”, Blerimi thotë se sa i përket studimeve bachelor kam qenë shumë i kënaqur. Studimet kanë qenë të mirëfillta dhe poashtu kishim mundësi bashkëbisedimi dhe analizimi për tema të ndryshme rreth studimeve,që ishin me interes për punët e përditshme edhe në profesion.
Nga ana tjetër, Dashnore Mejzini, është një e diplomuar tjetër e cila ka përfunduar po ashtu studimet bachelor në programin Menxhment dhe Informatikë, në degën e Gjakovës.
Ajo sot është e punësuar në Spitalin Rajona të Gjakovës, në sektorin e financave, ndërsa ka vazhduar studimet edhe në nivelin master, në programin më të veçantë në institucionet arsimore në Kosovë – Menaxhim Sektorial, specializimi Shëndetësi.
Dashnorja për revistën “AAB Alumni” thotë se studimet e përfunduara në AAB i kanë ndihmuar pa masë në kryerjen e detyrave të përcaktuara në vendin e punës, edhe në përvojën jetësore e kanë bërë të jetë më e përgatitur dhe e gatshme të ballafaqohet me çdo sfidë dhe ta përballojë atë në mënyrën më të mirë të mundshme.