Çlirim Lajçi

Arte

Kolegji AAB mbetet zgjidhja e zhvillimit të aftësive dhe depërtimit të shpejtë në tregun e punës

Nëse ende jeni në mëdyshje se në cilin institucion do filloni rrugëtimin tuaj profesional, po ju njohim me një nga studentët e Fakultetit të Arteve në Kolegjin AAB, i cili ia ka besuar ëndrrën e tij vendit ideal të mundësive.
Çlirim Lajçi, student i vitit të tretë në Fakultetin e Arteve të Kolegjit AAB është një nga shumë studentët tanë që ka arritur të punësohet ende pa diplomuar. Ai është punësuar si dizajner grafik në KTV dhe shprehet i kënaqur me zgjedhjen e tij për karrierë dhe sukses.


“Ishte ëndërr e imja që të bëhesha dizajner grafik në media televizive dhe mund të them lirshëm se e kam realizuar suksesshëm këtë përmes avancimit dhe kushteve që më janë ofruar gjatë studimeve në Kolegjin AAB. Është tejet e rëndësishme të cek se jam aftësuar nga profesorë dhe asistentë profesionistë të vërtetë. Falë tyre kam arritur të jem i kënaqur me zgjedhjen time pasi kam hulumtuar paraprakisht dhe më është sugjeruar që puna dhe profesioni janë të gërshetuara vetëm në Kolegjin AAB”, u shpreh ai.
Suksese si këto kanë bërë që Kolegji AAB të cilësohet vatër e studimeve cilësore dhe ngritjes profesionale për shumë studentë.

Share: