Majlinda Aliu

Komunikim Masiv

Majlinda Aliu, e diplomuar në AAB – fituese e shumë çmimeve për gazetari

Majlinda Aliu, e cila studimet bachelor i ka përfunduar në Fakultetin e Komunikimi Masiv në AAB, për revistën “Alumni AAB” : “AAB ka qenë ndër institucionet e para të arsimit të lartë jopublik  në vend në vitin 2002 kur edhe pati filluar punën me gjeneratën e parë të studentëve në Fakultetin e Komunikimit Masiv.

Pavarësisht sfidave me të cilat AAB-ja është përballuar si institucion në atë kohë, stafi akademik dhe ai administrativ i AAB-së kanë qenë të hapur për t’i pranuar kërkesat që kanë parashtruar studentët, mendoj se kjo ka qenë një prej elementeve që atë kohë e ka bërë AAB-në të jetë ndryshe nga institucionet e arsimit publik në mënyrën e funksionimit si institucion”, ka thënë Majlinda.

Ajo ka shtuar se  AAB-ja pati filluar  që  në atë kohë të aplikonte në programete studimeve edhe anën praktike, dhe nësajetë saj ua ka mundësuar studentëve që të jenë të përgatitur për të hyrë në tregun e punës në fushën e medies.

Në saje të njohurive të fituara gjatë studimeve në AAB,Majlinda menjëherë pas përfundimit të studimeve në AAB, ka filluar të punonte në televizionin nacional Koha Vision (KTV), si gazetare në deskun informativ. Nga tetori i vitit 2006  ka  kaluar në  transmetuesin publik Radio Televizionin e Kosovës (RTK). Për gjashtë vite më radhë ka qenë reportere në dhomën e lajmeve,  ku shpesh ka mbuluar ngjarje të rëndësisë madhore, siç janë procesi i shpalljes së pavarësisë së Kosovës, proceset zgjedhore si dhe ka intervistuar figura eminente të jetës politike vendore dhe ndërkombëtare.

Puna e saj profesionale disa herë është shpërblyer me çmime në gazetari. Në vitin 2008 dhe vitin 2012 është shpërblyer nga United Nation Kosovo Team (UNKT) me çmimin “Storia më e mirë televizive për varfërinë”, ndërsa në vitin 2010 në një garë Ballkanike,  ka fituar çmimin e parë të Bursës Ballkanike për Ekselencë në Gazetari. Në vitin 2014 është përzgjedhur nga Këshilli Shqiptaro-Amerikan për të vijuar  programin për avancim profesional në Washington DC, SHBA. Ndër vendet ku ka zhvilluar ngritjet profesionale kanë qenë mediet prestigjioze CNN, NPR dhe VOA. Aktualisht punon në profesionin e vet në RTK.

Share: