Naim Rexha

Administratë Publike

Naim Rexha, alumni i AAB-së, sot zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Naimi, për gazetën “AAB Alumni” thotë: “Përshtypje gjatë studimeve më  kanë lënë programet tejet bashkëkohore të studimeve, rendi dhe rregulli në ambientet e universitetit përcjellë me infrastrukturën për plotësimin e të gjitha nevojave të studentëve. Mua më kanë ligjëruar vetëm profesorët nga Sarajeva, të cilët i falënderoj shumë për dijen e transmetuar, dhe nga ta kam  përfituar shumë, sidomos në përmbajtje të aspektit të menaxhimit strategjik me organizatën policore”.   Naimi gjatë studimeve master diplomon me temën “Komunikimi gjatë krizave në shoqërinë bashkëkohore”. Deri më sot ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore dhe ka prezantuar një varg të punimeve shkencore profesionale.

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19