Selmani thotë se kishte vendosur të studionte në Kolegjin AAB në Drejtimin Juridik i Përgjithshëm, pasi ky universitet, sipas tij, ofronte kushte dhe mundësi të ligjëratave, provime dhe ushtrime për studentë, kuadër ligjërues më eminentin nga fusha e drejtësisë, bashkëbisedim dhe debate me profesorë për sqarime shtesë e për tema me interes të drejtësisë, funksionimin e gjykatës së improvizuar në të cilën mbaheshin ushtrime dhe në grupe zhvilloheshin gjykime gjatë ushtrimeve.
“I gjithë ky interaktivitet gjatë studimeve në AAB, më ka ndihmuar shumë që të pajisem me njohuri në aspektin juridik dhe t’i përfundoj me sukses të lartë studimet në drejtësi. Shpesh e them se nuk do isha në gjendje t’u jap përgjigje të gjitha këtyre situatave që paraqiten çdo ditë në vendin e punës, sikur të mos kisha studiuar në AAB”, ka deklaruar Selmani.
Rasim Selmani i ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Fakultetin Juridikut të Përgjithshëm në Kolegjin AAB me sukses të lartë. Ai ka diplomuar në master në Drejtimin Juridik- Penal me temën “Trajtimi i të dënuarve gjatë qëndrimit në Qendrën Korrektuese Dubravë 2007-2012”.