“Neve gjatë të gjitha viteve na kanë ligjëruar profesorë profesional, të përkushtuar, njohës të mirë të fushave përkatëse. Kjo është ajo çka më së shumti e karakterizon AAB-në. Profesorët kanë qenë jashtëzakonisht të mirë, njohuritë e tyre akademike, shkencore të ndërlidhura me kontributin e tyre të çmuar në Kosovë na kanë shërbyer mjaft për tu ngritur profesionalisht”, ka thënë Rrezja për revistën “AAB Alumni”.
Rreze Tetrica studimet i ka të përfunduar në Fakultetin Juridik në AAB dhe është e punësuar në Caritasin zviceran në Kosovë si zyrtare për komunikim dhe administratë, e cila ka thënë se njohuritë dhe përvoja e fituar në AAB më kanë ndihmuar të punësohem dhe vazhdojnë të luajnë rol të madh në zgjidhjen e problemeve në punë. “Kemi pasur situata në të cilat njohuritë e fituara gjatë studimeve janë kërkuar dhe kanë shërbyer më së miri në realizimin e punës. Organizata ku unë punoj ka besuar në këto aftësi dhe i ka vlerësuar lart.
Rrezja thekson se ende pa e përfunduar shkollimin e mesëm ka hulumtuar institucionin se ku do të studionte, duke kërkuar atë që ishte më afër kërkesave të saja, duke nënkuptuar padyshim cilësinë si të parën, e pastaj edhe kushtet tjera. “Në atë kohë, por edhe tash, sipas këndvështrimit tim AAB-ja ishte një institucion lider i arsimit universitar. Në momentin që hapi degën e vet edhe në Gjakovë, patjetër që mua mu krijua mundësia që të jem pjesë e këtij institucioni duke u përshtatur me të gjitha nevojat që unë kisha”, përfundoi ajo.