Azra Desic

Ekonomik

Studentët e Kolegjit AAB, udhëtojnë për në ShBA – marrin pjesë në Konferencën Botërore të Studentëve “Modeli i Kombeve të Bashkuara”

Prej 8-11 mars 2018, mbi 2,000 studentë/delegatë nga e gjithë bota do të mblidhen në New York në konferencën botërore të studentëve në simulimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,  që këtë vit mbahet nën titullin “E ardhmja që duam”/ Future We Want.

Në konferencën e sivjetme të Modelit të Kombeve të Bashkuara, do të marrin pjesë edhe studentët e Kolegjit AAB të cilët do të debatojnë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Këshillin Ekonomik dhe Social dhe komitetet e tjera zyrtare ku do të kenë mundësinë të përjetojnë përvojën e diplomatëve.

Ekipi i studentëve të AAB-së, i përbërë nga Azra Desic, Doruntina Alshiqi, Senad Durguti e Saranda Tafa tashmë janë në përgatitje intensive për pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje globale, ndërsa do të udhëtojnë në fillim të muajit mars për në ShBA,

Ata tashmë kanë lansuar edhe klipin e tyre të pjesëmarrjes, i cili do të prezantohet edhe në faqen zyrtare të konferencës bashkë me videoklipet e ekipeve pjesëmarrëse nga mbarë bota.

Sygjerimet dhe rekomandimet e delegatëve studentë, në fund të konferencës do t’i dorëzohen Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara për shqyrtim. Delegatët do të kenë mundësinë të ndikojnë në zhvillimin ndërkombëtar, paqen dhe sigurinë pas katër ditëve të debatit rigoroz sa do të zgjasë konferenca.

Modeli OKB është një përvojë e pabesueshme arsimore që ndihmon në trajnimin e liderëve të ardhshëm botërorë dhe prezantimin e studentëve në disa prej çështjeve më të ngutshme në botë, ndërsa Kolegji AAB është institucioni i vetëm jopublik në regjion i cili do të përfaqësohet në këtë ngjarje.

Studentët e Kolegjit AAB, udhëtojnë për në ShBA – marrin pjesë në Koferencën botërore të studentëve Modeli i Kombeve të Bashkuara Prej 8-11 mars 2018, mbi 2,000 studentë/delegatë nga e gjithë bota do të mblidhen në New York në konferencën botërore të studentëve në simulimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që këtë vit mbahet nën titullin “E ardhmja që duam”/ Future We Want.Në konferencën e sivjetme të Modelit të Kombeve të Bashkuara, do të marrin pjesë edhe studentët e Kolegjit AAB të cilët do të debatojnë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Këshillin Ekonomik dhe Social dhe komitetet e tjera zyrtare ku do të kenë mundësinë të përjetojnë përvojën e diplomatëve.Ekipi i studentëve të AAB-së, i përbërë nga Azra Desic, Doruntina Alshiqi, Senad Durguti e Saranda Tafa tashmë janë në përgatitje intensive për pjesëmarrjen e tyre në këtë ngjarje globale, ndërsa do të udhëtojnë në fillim të muajit mars për në ShBA, Ata tashmë kanë lansuar edhe klipin e tyre të pjesëmarrjes, i cili do të prezantohet edhe në faqen zyrtare të konferencës bashkë me videoklipet e ekipeve pjesëmarrëse nga mbarë bota.Sygjerimet dhe rekomandimet e delegatëve studentë, në fund të konferencës do t'i dorëzohen Sekretariatit të Kombeve të Bashkuara për shqyrtim. Delegatët do të kenë mundësinë të ndikojnë në zhvillimin ndërkombëtar, paqen dhe sigurinë pas katër ditëve të debatit rigoroz sa do të zgjasë konferenca.Modeli OKB është një përvojë e pabesueshme arsimore që ndihmon në trajnimin e liderëve të ardhshëm botërorë dhe prezantimin e studentëve në disa prej çështjeve më të ngutshme në botë, ndërsa Kolegji AAB është institucioni i vetëm jopublik në regjion i cili do të përfaqësohet në këtë ngjarje.

Gepostet von Kolegji AAB am Dienstag, 27. Februar 2018
Share: