Arianit Krasniqi

Ekonomik

Studenti i Kolegjit AAB, Arianit Krasniqi vazhdon studimet master në njërën nga shkollat më të mira të biznesit në Zvicër

Arianit Krasniqi, i cili i ka përfunduar studimet bachelor në Kolegjin AAB, drejtimi Banka, Financa dhe Kontabilitet, Fakulteti Ekonomik, ka filluar studimet master në Zvicër, në Shkollën e Lartë për Shkenca të Aplikuara të Cyrihut (ZHAW),  përkatësisht në njërën nga shkollat më të njohura të biznesit në këtë vend, Shkollën për Menaxhment dhe Ligj (School of Management and Law, SML).

Natyrisht, për të arritur këtë sukses, Arianit Krasniqi është dashur të kalojë disa procedura, prandaj, pas njohjes së diplomës së AAB-së, atij i është dashur t’ i nënshtrohet edhe disa invervistimeve, për të treguar aftësitë dhe arritjet e tij në studimet bachelor. “Fillimisht në Zvicër më është njohur diploma e studimeve bachelor,  mirëpo kam pasur edhe tri intervista: më është dashur ta zotëroj gjuhën gjermane,  gjuhën angleze dhe të shpjegojë planprogramin dhe lëndët që i kam mësuar në  AAB”, tha ai.

Arianiti, tha se kushtet e mësimit në School of Management and Law,  janë shumë të mira dhe gjithçka që e rrethon në atë ambient është në rregull.

Scholl of Management and Law, është themeluar në vitin 1968, dhe është njëra ndër shkollat e para të arsimit të lartë për biznes dhe administrim në Zvicër. Selia e saj është në Winterthur të kantonit të Cyrihut, ndërsa është më e madhja nga tetë shkollat e ZHAW.

Në vitin 2015, ky institucion arsimor është akredituar nga AACSB (Association to Advance Collegiate Schools of Business), nga i cili asociacion janë të akredituara vetëm 5% të shkollave të biznesit në mbarë botën.

Share: