Krenare Çerkini

Juridik

Studentja e AAB-së, Krenare Çerkini, do ta përfaqësoj Kosovën në Akademinë e dialogut Kosovë-Serbi

Krenare Çerkini është përzgjedhur si njëra ndër përfaqësueset e Kosovës në Akademinë e dialogut Kosovë- Serbi, e cila do të mbahet në Austri.

Krenarja, këtë kualifikim e cilëson si njërin ndër të arriturat më të mëdha të saja. Ndërsa, tha se ndihet optimiste për një përfaqësim të denjë të Kosovës.

“Këtë e rangoj si një ndër sukseset e mia më të mëdha duke qenë se në vete bartë rëndësi historike, e që me shpresë do të arrijmë të bëjmë një gjë të tillë së bashku me vajzat e tjera të përzgjedhura, fuqishëm besoj në përfaqësimin dinjitoz që do t’i bëhet Kosovës” tha Krenarja.

Kujtojmë se Krenare Çerkini muaj më parë ka arritur edhe një sukses tjetër, duke u pozicionuar në krye të Unionit të Studentëve të Kosovës.  

Share: