Çlirimtar Morina

Komunikim Masiv

Të fillosh punën profesionale menjëherë pas përfundimit të studimeve, si Çlirimtar Morina gazetar në T7

Numrit të madh të gazetarëve e punonjësve medial të diplomuar në Fakultetin e Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB, së fundmi iu shtua edhe një emër i ri.
Çlirimtar Morina, student i dalluar në programin e Gazetarisë në Fakultetin e Komunikimit Masiv në AAB, tashmë ka filluar punën si gazetar në Televizionin T7. Çlirimtari hap të rëndësishëm në punësimin e tij në T7, i sheh studimet në Kolegjin AAB.
Ai shprehet se profesionalizmi i lartë nga ana e profesorëve dhe kushtet e ofruara nga Kolegji AAB, ishin çelësi kryesor për rrugëtimin drejt ëndrrës së tij: “Falënderim të veçantë kanë të gjithë profesorët të cilët më mësuan gjatë këtyre tre viteve, si dhe Kolegji AAB i cili me infrastrukturën e ofruar ma bëri më të lehtë rrugëtimin tim”.
Por jo vetëm kaq, sepse Çlirimtari pati edhe një mesazh për të gjithë ata që synojnë që të bëhen gazetarë: “Nëse dëshironi që në të ardhmen të bëheni profesionist, atëherë ju duhet të mësoheni nga profesionistët. Këtë mund ta arrini në Kolegjin AAB sepse aty janë gërshetuar më së miri teoria dhe mësimi praktik”, porosit ai.
Fakulteti i Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB, ku ofrohen studime në dy programe bachelor dhe master, në Gazetari dhe Produksion Medial, është i pari në këtë fushë studimi i themeluar që nga paslufta në Kosovë. Nga ky fakultet kanë dalë emrat më të njohur të gazetarisë dhe medias që sot shërbejnë në tregun medial në Kosovë dhe jo vetëm. Ata me sukses ushtrojnë profesionin e tyre qoftë si gazetarë, reporterë, prezantues, operatorë teknikë, kameramanë, montazherë, realizatorë e deri te menaxherë e udhëheqës të mediave kombëtare.

Share: