Ta ndihmojmë Shqipërinë tonë!

Të nderuar studentë, mësimdhënës, staf dhe miq të AAB-së,
duke bashkëndjerë dhembjen me vëllezërit tanë në Shqipëri, ne Unioni i Studentëve të Kolegjit AAB, jemi bërë bashkë që festën e Flamurit Kombëtar ta kthejmë në aktivitet humanitar për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.
Duke shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta për familjarët e viktimave, urojmë shëndet të plotë për të gjithë të mbijetuarit, ndërsa për të gjithë nevojtarët ju ftojmë të dhuroni atë që keni mundësi për ta.
Në Kolegjin AAB në Prishtinë, duke filluar nga sot, deri të premten më 29 nëntor 2019, ne do të grumbullojmë donacione nga ju, si: të holla, veshmbathje për fëmijë e të rritur, materiale higjienike për fëmijë, jastëkë e mbulesa për fjetje, tenda, apo çfarëdo që keni mundësi.

Ti Shqipëri më jep nder, edhe kur nuk je mirë!

INSTITUTI AAB
APLIKO