Novatori nga Kosova, Ylber Patoku, u mbajt ligjëratë studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, me ç’rast bëri prezantimin e krijimit dhe funksionimit të softuerit si dhe pajisjeve përcjellëse harduerike të tabelës interaktive.
Patoku para studentëve tregoi përvojën e tij të deritanishme në cilësinë e programerit, sfidat të cilat presin çdo programer si dhe trendet e reja në zhvillimin e teknologjisë informative dhe komunikimit.
Ai gjithashtu bëri edhe demostrimin praktik të këtij softueri i cili përmes projektorit dhe kamerës së kalibruar zëvendëson dërrasen e zezë. Përpos dërrasës së zezë produkti inovativ -Tabela Interaktive zëvendëson edhe të ashtuquajturat Tabelat e Mençura.
Për të parë mënyrën e funksionimit të Tabelës Interaktive të krijuar nga Ylber Patoku klikoni këtu.